Kasami: Turneu “Durrësi 2026” bashkon shqiptarët përmes sportit

1 Min. Leximi

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka përshëndetur organizimin e turneut mbarëkombëtar për fëmijë U15 “Durrësi 2026”, ku po marrin pjesë reprezentacione nga Tetova, Durrësi, Peja, Arbëreshët e Zarës dhe Bujanovci.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami vlerësoi se ky turne po sjell një atmosferë të jashtëzakonshme sportive dhe kombëtare, duke bashkuar të rinjtë shqiptarë përmes sportit dhe frymës së garës së ndershme.

Ai theksoi se turneu ka vlera të mëdha sportive dhe kombëtare, ndërsa ekipet pjesëmarrëse po garojnë për trofeun e këtij edicioni, duke promovuar talentin, miqësinë dhe bashkimin.

Kasami shprehu falënderim të veçantë për koordinatorin e turneut, profesor Muzafer Livoreka, si dhe për selektorin Halim Hodai, për kontributin e tyre në organizimin dhe zhvillimin e aktivitetit.

Në fund, ai uroi që fitues të jetë ekipi më i mirë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull