Kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu ka vizituar sot familjen e Arlinda Zekajt.
49-vjeçari u vra mizorisht nga i dyshuari Albert Sylaj, ish-kunati i saj mbrëmjen e 25 tetorit në fshatin Vitomiricë të Pejës.
I dyshuari për këtë vrasje u arrestua vetëm pak ditë pas kryerjes së krimit makabër dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.
Po ashtu, prapa grilave ndodhet edhe vëllai i tij, Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt.

