Ndryshime në kodin penal në Shqipëri, partnerët me dy bashkëjetesa njëkohësisht dënohen me burg deri në 3 vjet

1 Min. Leximi

Ndërsa deri më sot thyerjen e besnikërisë në çift e kemi quajtur si problem moral, në draftin e ndryshimeve të Kodit Penal, kjo do të jetë një vepër penale që do të ndëshkohet deri 3 vite burgim.

Në ndryshimet e reja që pritet të bëhen në Kodin e Penal, parashikohet që bigamia të konsiderohet si vepër penale e cila mund të dënohet deri në 3 vite burg.

- Advertisement -

Në projektligjin e hedhur për diskutim theksohet se: Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull