LSDM: Bërvenica po përdoret si alibi për zgjedhje të parakohshme

1 Min. Leximi

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) tha se kryeministri Hristijan Mickoski se po përpiqet të krijojë alibi për zgjedhje të parakohshme, duke e përdorur situatën në komunën e Bërvenicës dhe përplasjet e pretenduara me VLEN-in.

Sipas LSDM-së, zhvillimet në Bërvenicë janë vetëm “perde tymi” për të larguar vëmendjen nga çështja e Alta Bankës.

Partia opozitare pretendon se Mickoski po kërkon shpëtim përmes zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa kritikon edhe gjendjen e financave publike dhe mungesën e mjeteve në buxhet.

Në reagim, LSDM-ja paralajmëron se në rast të një fushate të mundshme zgjedhore mund të dominojnë temat nacionaliste dhe populiste.

“Qytetarët po shohin. Arka po zbrazet, banda po dridhet. Alibia me Bërvenicën nuk qëndron”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull