Zv/kryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim në Bundestagun gjerman me deputetin Peter Beyer, ku kanë diskutuar për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, integrimin gradual në Bashkimin Evropian dhe mbështetjen e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.
Sali theksoi se integrimi evropian duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset edhe para anëtarësimit të plotë në BE.
“Integrimi evropian duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset edhe përpara anëtarësimit të plotë. SEPA, roaming-u, lidhshmëria dhe qasja më e afërt në tregun e përbashkët evropian janë hapa që e bëjnë këtë perspektivë më të prekshme.
Theksuam rëndësinë e një procesi zgjerimi të besueshëm, të parashikueshëm dhe të bazuar në merita, si dhe rolin e Gjermanisë në mbështetjen e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Vazhdojmë me reformat, me synimin që afrimi me BE-në të përkthehet në mundësi dhe rezultate për qytetarët tanë”, ka shkruar Bekim Sali.

