Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin dhe delegacionin qeveritar, mori pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Sali theksoi rëndësinë e dialogut, bashkëpunimit dhe partneriteteve ndërkombëtare në përballjen me sfidat e përbashkëta globale.
Ai tha se pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në këtë forum është mundësi për të afirmuar prioritetet e vendit, për të forcuar partneritetet ndërkombëtare dhe për të përcjellë angazhimin për zhvillim të qëndrueshëm, stabilitet dhe një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja.

