Agnesa Muaremi emërohet drejtoreshë e IPKKF “Fidani”

1 Min. Leximi

IPKKF “Fidani” ka njoftuar emërimin e znj. Agnesa Muaremi në detyrën e drejtoreshës së institucionit.

Me një përvojë 18-vjeçare si edukatore në IPKKF “Fidani”, znj. Muaremi vlerësohet për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në punën me fëmijët. Ajo do ta udhëheqë institucionin me përgjegjësi, integritet dhe vizion, duke kontribuar në zhvillimin dhe avancimin e mëtejshëm të tij.

Kolektivi i IPKKF “Fidani” i ka uruar mirëseardhje në detyrën e re, duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe një mandat të frytshëm në shërbim të fëmijëve, stafit dhe mbarë institucionit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull