Driton Nebiu është zgjedhur kryetar i degës së Lidhjes Shqiptare në Haraçinë.
Pas marrjes së besimit nga bashkëvendasit dhe kuvendarët e degës, Nebiu ka falënderuar për mbështetjen, duke theksuar se këtë përgjegjësi do ta shohë si motivim për të punuar së bashku në shërbim të qytetarëve.
Ai ka bërë të ditur se angazhimi i tij do të përfshijë jo vetëm Haraçinën, por edhe vendbanimet përreth, Orllancën, Grushinën dhe Mojancën.
Nebiu ka theksuar se synimi i tij është të punojë me përkushtim dhe sinqeritet për forcimin e degës dhe përfaqësimin e interesave të bashkëvendësve.

