Goditi një polic me automjetin e tij sepse ky i urdhëroi të ndalonte

1 Min. Leximi

Më 24.07.2026 në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, i akuzuari, duke drejtuar automjetin e pasagjerëve “Mercedes”, nuk është ndalur me urdhër të një polici, me ç’rast ka vazhduar të drejtojë automjetin dhe ka goditur me automjet një oficer policie, ndërsa ky i fundit po kryente detyrat zyrtare.

Policia Shtetërore e Tetovës ngriti një kallëzim penal kundër A.R. (53) nga fshati Strimnicë, Komuna e Zhelinës për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull