Vijon pagesa e shtesës së veçantë, e përkujdesjes nga një person tjetër dhe e aftësisë ndryshe

1 Min. Leximi

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se po vijon pagesa e të drejtave sociale si në vijim: shtesa e veçantë, ndihma monetare për aftësi ndryshe dhe përkujdesja nga një person tjetër për muajin dhjetor 2025.

“Përfituesit e të drejtave monetare që posedojnë kartë debitore mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i përdorin mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe mobile. Sot, të njëjtët mund t’i tërheqin mjetet në të gjitha filialet dhe në ekspoziturat e hapura të bankave”, kumtoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull