Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka bërë të ditur se së shpejti në këtë komunë do të hapet dega e parë bankare në histori.
Beqiri njoftoi se sot është nënshkruar kontrata me përfaqësuesit e Halkbankës për dhënien me qira të një hapësire në objektin e Komunës, ndërsa dega e re pritet të jetë funksionale brenda 45 ditësh.
Ai theksoi se hapja e bankës është një nga zotimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, i cili tashmë po bëhet realitet.
Sipas Beqirit, ky investim do të lehtësojë shërbimet financiare për qytetarët dhe bizneset, si dhe do të krijojë kushte më të mira për zhvillim dhe investime të reja në Haraçinë.

