Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka uruar Arkin Jahijin për marrjen e detyrës së kryetarit të Komunës së Bërvenicës, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm.
Kasami theksoi se Jahiji duhet t’u qëndrojë besnik premtimeve parazgjedhore dhe të punojë për të gjithë qytetarët, pa dallim partie, feje apo përkatësie etnike.
Ai gjithashtu bëri të ditur se koalicioni qeverisës do të jetë pranë qytetarëve të Bërvenicës për të gjitha nevojat që janë në kompetencë të Qeverisë.

