Brenda dy muajve janë janë asgjësuar 202 kg akullore dhe akull në Maqedoni! Janë shqiptuar gjoba në vlerë të 19,430€

1 Min. Leximi

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) gjatë korrikut dhe gushtit ka kryer 560 kontrolle të jashtëzakonshme në objektet për prodhimin e akullores dhe akullit, si dhe në objektet e hotelierisë që i prodhojnë këto produkte për nevojat e tyre, përcjell TV21. Janë lëshuar 140 vendime për parregullsi dhe janë shqiptuar 45 gjoba me vlerë totale prej rreth 19.430 euro. Si të pasigurta, janë asgjësuar 202 kilogramë/litra akullore dhe akull.

Kontrollet kanë konstatuar se 17 operatorë nuk ishin të regjistruar në AUV, ndërsa 64 nuk kishin kryer analiza të akullores ose akullit. Janë konstatuar edhe probleme me etiketimin, kushtet higjienike dhe teknike, kontrollet shëndetësore të punonjësve dhe dokumentacionin për gjurmueshmërinë e produkteve.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull