Bekim Sali nga Manastiri: Këtu u unifikua alfabeti ynë, një nga momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe Ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, pas promovimit të One Stop Shop-it në Qafë Thanë dhe drekës së punës në Ohër me dy kryeministrat, e vazhdoi rrugëtimin drejt Manastirit.

Sali e cilësoi Manastirin si qytet me domethënie të veçantë historike dhe kombëtare për shqiptarët. Ai kujtoi se pikërisht këtu, në Kongresin e Manastirit, u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe, ngjarje që shënoi një nga momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare.

“Manastiri na kujton se sa shumë kemi arritur kur jemi bashkë dhe sa e rëndësishme është të ruajmë gjuhën, identitetin dhe vlerat tona, duke ndërtuar me përgjegjësi të ardhmen e brezave që vijnë”, deklaroi Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull