Izeir Memedi zgjidhet kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në Butel

1 Min. Leximi

Lidhja Shqiptare ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në Butel, ku kuvendarët njëzëri zgjodhën Izeir Memedin kryetar të degës dhe përbërjen e re të kryesisë.

Pas zgjedhjes, Memedi bëri të ditur se një nga prioritetet kryesore do të jetë zgjidhja e problemeve me adresat dhe dokumentacionin e shqiptarëve që jetojnë në Butel, por për shkak të pengesave burokratike nuk kanë të drejtë vote në këtë komunë.

Në kuvend mori pjesë edhe kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, i cili theksoi se fitorja e shqiptarëve në Butel mbetet një prioritet i rëndësishëm i subjektit politik. Ai foli edhe për angazhimin në mbrojtje të kauzës kombëtare dhe jetësimin e idealeve shqiptare.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull