Kuvendi sot do ta mbajë mbledhjen e 18-të, në rend dite të të cilës janë pyetjet e deputetëve, të cilat do të jenë të parat në përbërjen e re parlamentare pas konstituimit më 28 maj të këtij viti.
Sipas Rregullores, pyetje për kryeministrin dhe ministrat të parët do të parashtrojnë deputetët e opozitës.
Zakonisht, seancat për pyetje të deputetëve mbahen të enjten e fundit të muajit.