Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se me sjelljen e papërgjegjshme, BDI është duke e kërcënuar pasqyrën intraetnike në shtet dhe kjo paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë si shtet.
Ai ka thënë se si Qeveri ata do të ndërmarrin të gjitha masat për ta mbrojtur pavarësinë dhe integritetin territorial të shtetit.
“Por në thelb të këtyre mesazheve është tentimi për të mbrojtur pasuria e grumbulluar këto 20 vite në pushtet. Dhe kjo është fakt, për shkak se demokracia nënkupton që ai i cili ka shumicë të ketë edhe qeverinë”, ka thënë Mickoski, për Fokus, i pyetur për iniciativën që principi fituesi me fituesin të hyjë në sistemin juridik dhe për riorganizimin territorial sipas modelit belg.
Mickoski tha se nuk përjashton edhe mundësinë që disa grupe pavetëdije të manipulohen dhe ta kërcënojnë integritetin territorial dhe pavarësinë e shtetit.