VLEN uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit

1 Min. Leximi

Shkup, 27 maj – Koalicioni VLEN ka përcjellë urimet e tij me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, duke u dëshiruar të gjithë besimtarëve myslimanë paqe, shëndet, mirësi dhe begati në familjet e tyre.

Në mesazhin e urimit, VLEN thekson se Kurban Bajrami është një festë që bart vlera të larta njerëzore dhe shpirtërore, duke kujtuar sakrificën, bujarinë dhe përkujdesjen ndaj të tjerëve.

“Le të jetë kjo ditë një mundësi për afrim mes njerëzve, për falje dhe solidaritet, ku askush nuk mbetet vetëm dhe ku fjala e mirë, vizita dhe dora e shtrirë marrin kuptim të veçantë”, thuhet në urimin e VLEN-it.
Nga koalicioni shprehen se fryma e Kurban Bajramit duhet të shërbejë si nxitje për forcimin e mirëkuptimit, respektit dhe bashkimit në shoqëri.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull