Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në emisionin “ZOOM” në TVM2 tha se opozita nuk ka ku të kapet, nuk kapen te platforma dhe ideologjia, dhe siç theksoi, “nuk ka ndodhur në asnjë Kongres të ketë dy kryeministra”.
Të njëjtit, shtoi ai, duke akuzuar opozitën, dalin në protesta për provimin e jurisprudencës duke manipuluar me studentët.
“5 ministra shqiptarë të Drejtësisë nuk e kanë zgjidhur provimin e jurisprudencës, pa turp dalin dhe organizojnë protesta pse nuk është zgjidhur kjo, pse nuk e zgjidh Fillkovi, nëse Fillkovi nuk e ka zgjidhur për një vit ose 2, pse 5 ministrat shqiptarë nuk e kanë zgjidhur këtë dhe me çfarë fytyre dilni në protesta me studentët për të manipuluar”, ka thënë Mexhiti.

