Vokrim Demiri zgjidhet kryetar i Lidhjes Shqiptare në Gostivar

1 Min. Leximi

Vokrim Demiri është zgjedhur kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në Gostivar, me mbështetje unanime të kuvendarëve, në Kuvendin zgjedhor të mbajtur sonte. Njëkohësisht u votua edhe përbërja e re e kryesisë së degës.

Pas zgjedhjes, Demiri theksoi se synon të ringjallë strukturat lokale dhe të kontribuojë për vendlindjen, duke u shprehur se pas 20 vitesh në mërgim është kthyer për të punuar për vendin dhe brezat e rinj.

Në Kuvend mori pjesë edhe kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, i cili vlerësoi rëndësinë e Gostivarit për subjektin politik dhe theksoi se Lidhja Shqiptare mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe barazisë së shqiptarëve.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull