“Sot nuk u zhytën, por u mbytën!”, Ademi shpërthen ndaj VLEN-it

2 Min. Leximi

Shkup, 15 nëntor – Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka reaguar ndaj akuzave të përfaqësuesve të VLEN-it lidhur me rastin e Alta Bankës serbe dhe përgjegjësinë për hyrjen e saj në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ademi ka drejtuar një varg kritikash ndaj partnerit shqiptar të koalicionit qeveritar, duke e akuzuar për përpjekje për t’ia faturuar BDI-së vendimet dhe veprimet e ndërmarra gjatë qeverisjes aktuale.

Statusi i plotë i Sekretarit të përgjithshëm të BDI-së, Arbër Ademi:

U mbars mali, polli një mi!

E di se i zhyturi kapet për fije kashte, por gazetari maqedonas, me një pyetje të thjeshtë dhe të saktë, zbuloi se BDI e paska detyruar VLEN-in që të:

• Zgjedhë Stoiljkoviqin;
• Sjellë Dodikun;
• Lejojë parakalimin e ushtrisë serbe në vendin tonë;
• Sjellë MTEL-in serb;
• Fusë botën serbe në raportin evropian;
• Ua vjedhë qytetarëve nga 10.000 € të premtuara;
• Ta heqë gjuhën shqipe;
• Ta përdhosë flamurin kombëtar;
• Ta nëpërkëmbë Marrëveshjen e Ohrit;
• Të mos i mbyllë kazinotë, bastoret, kreditë e shpejta dhe Megawinin;
• Të bëhet xhentëlmen dhe Lizë në botën e çudirave;
• Të mos e ndryshojë Kushtetutën dhe ta ndalë rrugën drejt BE-së;
• Të mos e realizojë asnjë premtim të vetëm.

Dhe, së fundmi, BDI e paska detyruar me sukses që ta nënshkruajë lejen për Alta Bankën serbe të Vuçiqit në Maqedoni.

Sot nuk u zhytën, por u mbytën!

Shteti, në kohën tonë, ua mori 20 milionë euro të akuzuarve në kuadër të rastit gjyqësor “Imperia”. Përmes Agjencisë shtetërore për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, u vendos që këto pasuri të nxirreshin në shitje, por shitja u realizua vetëm pasi VLEN-i erdhi në pushtet, për t’a sjellur Alta Bankën, me nënshkrimin e Bujare Abazit!

(koha.mk)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull