Peci: Stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës

1 Min. Leximi

Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka kërkuar që të ndalen sulmet ndaj ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Gjatë protestës së sotme kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, u kërkua shkarkimi i Gërvallës nga pozita, ndërkohë që në fjalimin e tij kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e ka akuzuar Gërvallën duke thënë se ka dërguar dosje në Hagë.

Por Peci u shpreh se çdo përpjekje për linçimin e Gërvallës do të marrë kundërshtim të ashpër.

“UÇK ka qenë dhe mbetet e krejt kombit shqiptar, ka qenë dhe mbetet simbol e vlerë e këtij populli dhe kështu do të mbetet përjetësisht. Protesta është shenjë civilizimi dhe e drejtë e garantuar në demokraci. Si të tillë, ne e respektojmë. Mirëpo, çdo përpjekje për stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e Donika Jusuf Gërvallës me anën e manifestimeve të tilla, do të merr kundërshtimin tonë me të ashpër”, thuhet në reagimin e Pecit.

Kryetari i Mitrovicës ka thënë se familja dhe vetë Donika Gërvalla paraqesin kapitull të rëndësishëm për sakrificën për liri.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull