Faruk Nevzati: Banorët e Butelit mund ta ndryshojnë vendbanimin edhe pa legalizuar shtëpitë!

1 Min. Leximi

Analisti Faruk Nevzati ka publikuar një informacion të rëndësishëm për banorët e Butelit dhe komunave të tjera, të cilët ende nuk i kanë legalizuar shtëpitë e tyre, duke u sqaruar se ata kanë të drejtë ta ndryshojnë vendbanimin edhe pa përfunduar procedurën e legalizimit.

Duke iu referuar ndryshimeve të Ligjit për paraqitjen e vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve të vitit 2023, Nevzati thekson se qytetarët mund ta dëshmojnë vendbanimin përmes një vërtetimi të lëshuar nga komuna, i cili konfirmon ekzistimin e objektit të ndërtuar pa leje dhe përmban adresën përkatëse.

Ai veçon veçanërisht banorët e Butelit, të cilët, sipas tij, prej vitesh përballen me vonesa në legalizimin e shtëpive, duke u vështirësuar edhe ndryshimi i vendbanimit.

Nevzati paralajmëron se do të publikojë edhe formularët përkatës për ndryshimin e vendbanimit në MPB dhe marrjen e vërtetimit në komunë, me qëllim që qytetarët ta realizojnë më lehtë këtë të drejtë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull