Më 30 maj 2026, rreth orës 21:30, në SPB Shkup, T.R. (19) nga Shkupi ka raportuar se në zonën e Bit Pazarit ka ndodhur një sulm fizik ku janë lënduar disa persona.
Sipas denoncimit, ai, babai dhe vëllai i tij, së bashku me edhe shtatë persona të tjerë nga një klub i arteve marciale, janë sulmuar nga J.R., B.E. nga një klub tjetër i arteve marciale dhe disa persona të tjerë.
Gjatë përleshjes janë përdorur mjete të forta dhe të mprehta, si dhe objekte qelqi, me ç’rast disa persona kanë pësuar lëndime.
Nga shërbimet kompetente njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

