Mesazh nga diaspora, Muaremi udhëton drejt Shkupit për Kongresin e VLEN-it: Fillimi i fundit të ndarjeve!

1 Min. Leximi
Screenshot

Gadaf Muaremi, asambleist në Zürich dhe aktivist i VLEN-it në diasporë, ka publikuar një video një ditë para mbajtjes së Kongresit të shumëpritur të VLEN-it në Shkup.

Në mesazhin e tij, Muaremi shfaqet duke u nisur nga Zvicra drejt Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti për shqiptarët dhe për vetë koalicionin.

“Përshëndetje miq, po nisem me një ndjenjë shumë pozitive dhe i lumtur nga Cyrihu i Zvicrës drejt Shkupit në Kongresin historik të bashkimit të VLEN-it. Shqiptarët dinë të bashkohen kur është nevoja dhe interesi mbarëkombëtar. Le të jetë ky fillimi i fundit të ndarjeve dhe një histori e re e Bashkimit”, tha Muaremi.

Kjo deklaratë vjen në prag të Kongresit, i cili pritet të shënojë një etapë të re për VLEN-in, me synimin për konsolidim të brendshëm dhe forcim të unitetit politik.

Mesazhi i Muaremit nga diaspora konsiderohet si një mbështetje e qartë për këtë proces dhe një thirrje për tejkalimin e ndarjeve mes shqiptarëve.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull