Gjykata Penale e Shkupit u deklarua jo kompetente për të vendosur për akuzën ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko.
Nga Gjykata në fjalë njoftojnë se kanë marrë aktvendim me të cilin janë shpallur jokompetent dhe lënda do t’i dërgohet Gjykatës Themelore të Strugës për procedurë të mëtejme.
Nga atje shtojnë se kompetencë reale për të vepruar është gjykata me kompetencë themelore në zonën e së cilës është kryer vepra. Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa para Gjykatës së Apelit në Shkup.