Ish ushtari i UÇK-së me pyetje për BDI-në: “49 shqiptarë u dogjën të gjallë kush i fali fajtorët?”

1 Min. Leximi

Institucionet po veprojnë me vendosmëri për tragjedinë në Koçan, ku tashmë numri i të arrestuarve ka arritur në 20. Ky është një ndryshim i qartë nga e kaluara, kur gjatë qeverisjes së BDI-së tragjeditë e mëdha mbetën pa asnjë përgjegjësi.

Ish-ushtari i UÇK-së, Xhemë Lamallari, i njohur me nofkën komandant Baruti, ka reaguar duke vënë në pah dallimin mes funksionimit aktual të shtetit dhe periudhës kur BDI ishte në pushtet.

- Advertisement -

“Për spitalin modular në Tetovë, sa u arrestuan? Kush i amnistoi vrasësit?

Për Durmo-Tursin, sa u arrestuan? Kush e heshti rastin?

Po Besa-Transin, kush e fali? 49 shqiptarë u dogjën të gjallë, dhe askush nuk mbajti përgjegjësi?

Drejtësi për të gjithë! Hapni rastet nga fillimi!” – shkruan Lamallari.

- Advertisement -

Shteti tashmë po ndërmerr masa konkrete për të vënë drejtësinë në vend dhe për të ndëshkuar përgjegjësit, duke dëshmuar se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull