Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka zhvilluar takim me banorët e Radiovcës, ku është diskutuar për nevojat dhe të ardhmen e komunës.
Në një atmosferë të ngrohtë, Huseini ka bashkëbiseduar me banorët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së pushtetit qendror dhe të një ekipi që, sipas tij, mund të sjellë zhvillim në Bërvenicë.
“Me mbështetjen e pushtetit qendror dhe me një ekip që di të punojë, Bërvenica mund të ecë përpara”, ka shkruar Huseini.
Pas takimit në Radiovcë, ai ka përcjellë mesazhin se banorët janë të gatshëm për ndryshim.
“Bërvenica është gati për ndryshim!”, ka deklaruar Huseini.

