Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Arsim

Dimensioni njerëzor i një mësuesi

Përditësimi i fundit: 2024/02/12 at 7:24 PM
Publikuar February 12, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një mësues ka edhe një dimension tjetër, atë njerëzor, që vjen pas atij të edukimit. Papritur ngrihet një mur në nënvetëdijen e njeriut, që nuk e le të depërtojë më thellë dhe të kuptojë se çfarë ka pas atij muri…

Shpesh më duket sikur të gjithë kanë një mendim fiks për mësuesit. Mësuesit duhet të jenë gjithmonë të fortë dhe të papërshkueshëm nga emocionet. Mësuesit përpiqen me të gjitha mënyrat të kapin hapin e kohës, të arrijnë afatet, të korrigjojnë, të plotësojnë regjistrat, evidencat, formularët, të përpilojnë planet, të përgatiten për të nesërmen, nëpërmjet planifikimit ditor, të jenë gjithmonë të gatshëm për t’ju përgjigjur prindërve në çfarëdolloj ore që ata shkruajnë ose telefonojnë, të jenë të duruar dhe të vetëpërmbahen, të raportojnë për nxënësit në takimet me prindër dhe jo vetëm.

- Reklamim -

Në fakt të gjitha këto angazhime një mësues/e nuk i le pas dore, sepse është rutina e përditshme, madje këto angazhime vazhdojnë edhe pas pune. Një mësues ka edhe një dimension tjetër, atë njerëzor, që vjen pas atij të edukimit. Papritur ngrihet një mur në nënvetëdijen e njeriut, që nuk e le të depërtojë më thellë dhe të kuptojë se çfarë ka pas atij muri. Një mur që ndërtohet pa e kuptuar. Mjafton vetëm një tullë të shkëpusësh dhe do shohësh botën përtej këtij muri, botën e dimensionit njerëzor të mësuesit.

Një mësues është një njeri i zakonshëm, që përpiqet shumë të përmbushë të gjitha misionet e tij si në familje ashtu edhe në shkollë. Dhe të më besoni nuk është aspak e lehtë. Një mësuese është edhe nënë dhe bashkëshorte, ose një mësues është edhe baba edhe bashkëshort. Misioni më i vështirë për t’u përmbushur është familja, sepse ndërthurren disa dimensione për këtë mësues. Familja ka shumë angazhime, që nga fëmijët, shtëpia, gatimet, mirëmbajtja, etj, etj. Ndodh që edhe vetë mësuesi të sëmuret dhe sakrifikon, duke mos e lënë pas detyrën e tij, por duke qenë i pranishëm në shkollë. Dita e një mësuesi mund të mos jetë gjithmonë me diell.

Ka edhe ditë gri. Puna e një mësuesi nuk mbaron, kur bie zilja e orës së fundit që lajmëron mbarimin e një dite tjetër. Mëngjesi fillon me një ritëm marramendës duke përgatitur gjithçka për vete dhe familjen. Përpara se të dalë shihet shpejt e shpejt në pasqyrë dhe kujdeset, që të duket mirë në përshtatje me profesionin. Një mësues i jep rëndësi pamjes në tërësi, në mënyrë që, të jetë sa më i rregullt në sytë e nxënësve. Mësuesi çdo ditë ndodhet si përpara një jurie, në fakt jo një, por disa juri, nxënësit në klasë dhe prindërit e tyre në shtëpi dhe klasat ku jep mësim gjatë ditës dhe javës.

Prandaj dhe performaca e tij duhet të komunikojë profesionalizëm.

Por ky mësues, sapo hedh hapin dhe gjendet brenda oborrit të shkollës, le pas çdo shqetësim dhe buzëqesh, duke i uruar mirëseardhjen nxënësve. Vazhdon ecën përpara duke kryer rutinën e përditshme, përshëndet kolegët, vesh përparësen e bardhë, merr regjistrin dhe hyn në klasën që ka mësim. Gjithçka fokusohet në mësimdhënie, larg të qenit njeri i zakonshëm. Kjo rutinë përsëritet nga klasa në klasë, kur plotëson regjistrin, zhvillon mësimin, shkruan në tabelë, korrigjon detyrat e klasës, mbledh detyrat e shtëpisë për t’i korrigjuar më vonë, ose edhe testet, që shpesh përfundojnë në çantë për t’u korrigjuar në shtëpi, sepse koha shpesh nuk është në favorin e mësuesit.

Ndodh shpesh që çantën e ka të tejmbushur me teste dhe detyra dhe përsëri ecën duke përpiluar me mendje një plan pune, se si do t’ia dalë që t’i korrigjojë në kohë, ndërkohë që nga stacioni në stacion, dëgjon komente pafund për punën e mësuesit dhe menjëherë mendja i shkon te çanta plot e përplot dhe ndjen keqardhje për veten se sa pak e vlerësuar është puna që bën në ditët tona.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 12 Shkurt, 2024 February 12, 2024
Artikulli i mëparshëm Zgjedhja e ministrave të rinj para deputetëve! Opozita me kritika, propozohen ministra pa asnjë përvojë
Artikulli tjetër Grubi: Punët tona s’kanë të ndalur

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    3shi.net October 21, 2024
    Taravari: “Kjo është lojë e BDI-së, edhe nëse më shkarkojnë kjo nuk ndryshon asgjë
    Google Maps zbulon përditësimin më të fundit
    Rashidi falënderon Taravarin për koalicionin me opozitën
    Qindra hebrenj fanatikë bastisën xhaminë Al-Aksa
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Arsim

    MASH do t’i mbulojë shpenzimet për pjesëmarrjen e nxënësve në olimpiadat shkencore ndërkombëtare

    May 16, 2025
    Arsim

    Studentët në Danimarkë paguhen për të studiuar

    May 13, 2025
    Arsim

    Shkolla fillore “Liria” feston 80-vjetorin mes emocioneve dhe krenarisë

    May 9, 2025
    ArsimLajme

    Hapet Panairi i Librit në Shkup! Deri më 14 maj mund ta vizitoni prej orës 10:00 deri në ora 20:00

    May 8, 2025
    ArsimLajme

    Javën e ardhshme do të mbahet Panairi i Librit në Shkup

    May 1, 2025
    ArsimLajme

    BDI: Avancimet njëetnike në Arsim dëshmojnë përjashtimin sistematik të shqiptarëve

    April 20, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?