Pas rezultatit të dobët të nxënësve në testimin PISA, ka reaguar Forumi për Ndryshime në Arsim, të cilët thonë se pjesën më të madhe të fajit për këtë rezultat e kanë ministrat e arsimit që vendi ka pasur ndër vite, shkruan Portalb.mk.
Rezultatet e PISA 2025 konfirmojnë se Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet në fund të rezultateve në lexim, matematikë dhe shkencë.
Nga FNA-ja theksonë se 74% e nxënësve në Maqedoni s’e kuptojnë atë që e lexojnë, dhe se për këtë të gjithë kanë nga pak faj me theks të veçantë prindërit të cilët nuk merren mjaftueshëm me fëmijët. Por, pjesën më të madhe të fajit sipas tyre e kanë ministrat e arsimit që vendi ka pasur ndër vite.
“Pero Stojanovski, Nikolla Todorov, Pançe Kralev, Spiro Ristovski, Abdylaqim Ademi, Pishtar Lutfiu, Renata Deskoska, Arbër Ademi, Gale Galev, Jeton Shaqiri, Milla Carovska dhe Vesna Janevska Po. Sot krejt duhet të turpërohemi. Veç jo sa ju”, thanë nga FNA.
Ndryshe, nxënësit 15-vjeçarë nga Maqedonia e Veriut kanë shënuar rezultate dukshëm nën mesataren e OECD-së në PISA 2025, veçanërisht në lexim, matematikë dhe shkencë. Sipas raportit të ri të OECD-së, vetëm 26% e nxënësve kanë arritur të paktën nivelin bazë në lexim, ndërsa në matematikë kjo përqindje është 32% dhe në shkencë 36%.

