Zgjedhje po mbahen edhe në Bullgari. Qytetarët votojnë në zgjedhjet për presidentin e ri të vendit. Votimi është organizuar edhe për shtetasit bullgarë që jetojnë në Maqedoninë e Verriut. Te ne për bullgare janë caktuar shtatë qendra votimi në disa qytete të vendit, ku për të votuar janë regjistruar 265 shtetas bullgarë. Numri i votuesve të interesuar është më i ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme parlamentare, të mbajtura në prill të këtij viti, kur votuan 463 persona me pasaporta bullgare. Sipas sondazheve në Bullgari, favoritët në garën mes 27 kandidatëve janë presidentja në detyrë Ilijana Jotova, dhe ish-kryeministri teknik, Andrej Gurov. Edhe pse posti i presidentit është kryesisht ceremonial, votimi ka marrë rëndësi të shtuar pas një serie sulmesh me dronë ndaj anijeve tregtare pranë bregdetit bullgar të Detit të Zi. Bullgaria nuk e akuzoi drejtpërdrejt Rusinë për kryerjen e sulmeve, por kryeministri Rumen Radev deklaroi se rezultatet e tyre janë në favor të Federatës Ruse. Dy kandidatët kryesorë për president i dënuan sulmet, por kanë qëndrime të ndryshme lidhur me luftën në tërësi./Alsat.mk
Bullgaria zgjedh presidentin e ri, 27 kandidatë në garë

things to do in Sofia
Ndani këtë artikull
Abonohu
Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -


