Një 43-vjeçar nga fshati Shishovë i Shkupit është arrestuar sot nga policia, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj një bashkëfshatari dhe i ka shkaktuar lëndim në vesh. Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur në hyrje të fshatit, ndërsa pas denoncimit dhe ndërmarrjes së masave policore, i dyshuari është privuar nga liria. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
“Sot (06.06.2026), zyrtarët policorë të Stacionit Policor Gjorçe Petrov arrestuan G.A. (43) nga fshati Shishovë, në rajonin e Shkupit, pas një denoncimi të bërë rreth orës 16:10 nga I.Sh., gjithashtu nga Shishova, se G.A. kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij në hyrje të fshatit dhe i kishte shkaktuar lëndim në pjesën e veshit. Sipas denoncimit, G.A. dhe S.A., të dy nga Shisheva, e kishin ndaluar ankuesin, pas së cilës G.A. kishte nxjerrë një pistoletë dhe kishte shtënë në drejtim të tij. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

