Sejdiu, Ferati dhe Latifi në Bërvenicë, ndizen motorët për Jakup Huseinin

1 Min. Leximi

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka bërë të ditur se në shtabin qendror të koalicionit në Çellopek ka zhvilluar një takim me ministrin e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Feratin, kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiun, dhe drejtorin e Sh.A. MEPSO, Burim Latifin, shkruan Zyrtare.

Huseini tha se takimi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi të hapur, ku u shkëmbyen ide dhe u diskutua për çështjet që, sipas tij, prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe zhvillimin e komunës.

“Një mbrëmje me diskutime të hapura, shkëmbim idesh dhe biseda për çështjet që prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe zhvillimin e komunës sonë”, ka shkruar Huseini.
Ai falënderoi të pranishmit për vizitën dhe bashkëbisedimin.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull