Pas 35 vitesh pritje, ligji që mundëson dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ka marrë dritën e gjelbër në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, i cili këtë zhvillim e ka cilësuar si realizim të një të drejte të merituar për shqiptarët.
“E premtuam, punuam dhe po e realizojmë!”, ka shkruar Sali në statusin e tij.
Miratimi në Qeveri shënon një hap të rëndësishëm drejt zbatimit të mundësisë që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe.

