Dega e BDI-së në Strugë ka reaguar me kritika ndaj pushtetit lokal, duke e akuzuar për mungesë të rezultateve konkrete dhe mosrealizim të premtimeve të dhëna para qytetarëve.
Sipas reagimit, nuk është bërë asnjë zgjidhje për problemin e furnizimit me ujë, ndërsa parkingjet e premtuara, sipas tyre, nuk janë ndërtuar, përveç rritjes së çmimeve. Po ashtu, BDI thekson se nuk është realizuar as premtimi për ndërtimin e çerdheve dhe se mungon çdo adresim i zotimeve në fushën e arsimit.
“Shumë foto, pak punë. Premtimet u harruan. Gjithçka ka mbetur në harresë”, thuhet në reagim.

