Bekim Sali: Vizita e Presidentes së Indisë hap mundësi të reja për bashkëpunim mes dy vendeve

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, ka bërë të ditur se së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski ka marrë pjesë në drekën zyrtare të organizuar me Presidenten e Republikës së Indisë, Droupadi Murmu, në kuadër të vizitës së saj të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

“Sot, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pata nderin të marr pjesë në drekën zyrtare të organizuar me Presidenten e Republikës së Indisë, Droupadi Murmu, në kuadër të vizitës së saj të parë zyrtare në vendin tonë.

Biseduam për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh, intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike, nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e partneriteteve të reja në fusha me interes të përbashkët.

Vizita e Presidentes Murmu paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, duke krijuar bazë për iniciativa të reja në dobi të qytetarëve dhe zhvillimit të përbashkët”, ka shkruar Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull