Pse heshtën zyrtarët shqiptarë të LSDM-së Bytyqi dhe Demiri për Bërvenicën?

2 Min. Leximi

Fatmir Bytyqi dhe Agron Demiri nuk kanë bërë thirrje publike për përkrahjen e kandidatit shqiptar Arkin Jahiji, ndërsa vendimi i udhëheqjes së LSDM-së për të mos mbështetur asnjë kandidat ngre pikëpyetje për qëndrimin e përfaqësuesve shqiptarë në këtë parti.

Heshtja e përfaqësuesve shqiptarë në LSDM lidhur me garën për Komunën e Bërvenicës ka ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin e tyre politik dhe raportin me votuesit shqiptarë.

Deputeti Fatmir Bytyqi dhe anëtari i Kryesisë Qendrore të LSDM-së, Agron Demiri, nuk dalën me një thirrje publike për të mbështetur kandidatin shqiptar Arkin Jahiji.

Kjo heshtje vjen në një moment kur kreu i LSDM-së ka marrë qëndrim që partia të mos përkrahë zyrtarisht asnjërin nga kandidatët në këtë garë.

Megjithatë, sipas pretendimeve që qarkullojnë lidhur me udhëzimet jozyrtare brenda strukturave partiake, votuesve të LSDM-së u është orientuar që të mbështesin kandidatin e VMRO-DPMNE-së.

Në këtë situatë, shtrohet pyetja: pse përfaqësuesit shqiptarë të LSDM-së nuk kanë dalë publikisht për të shprehur qëndrimin e tyre për kandidatin shqiptar Arkin Jahiji?

A është heshtja e tyre në përputhje me qëndrimin personal dhe politik, apo bëhet fjalë për respektim të vijës së përcaktuar nga udhëheqja partiake?

Deri më tani, mbetet e paqartë nëse Bytyqi dhe Demiri kanë një qëndrim të përbashkët për këtë çështje apo nëse do të dalin me një sqarim publik.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull