Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

1 Min. Leximi

Kryetari i partisë opozitare maqedonase Levica, Dimitar Apasiev, ka reaguar ashpër ndaj VMRO-DPMNE-së pas vendosjes së dygjuhësisë në uebfaqen e Ministrisë së Drejtësisë, e cila udhëhiqet nga ministri Jeton Shasivari nga radhët e VLEN-it.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Apasiev ironizoi sloganin e VMRO-DPMNE-së, duke shkruar: “Po si ishte ajo: ‘Maqedonia përsëri KRENARE’? A jeni krenarë tani, vmrovistë?”, duke e shoqëruar reagimin me hashtagët #VmroNevermore, #Neobalizëm dhe #DygjuhësiIlegale.

Reagimi i liderit të Levicës vjen pasi Ministria e Drejtësisë, nën drejtimin e Jeton Shasivarit, funksionalizoi uebfaqen zyrtare edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Me këtë postim, Apasiev e drejton kritikën ndaj VMRO-DPMNE-së, duke e akuzuar se, megjithëse dikur kundërshtonte dygjuhësinë, tani gjatë qeverisjes së saj po zbatohet zgjerimi i përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull