Më shumë se 1 miliard njerëz në mbarë botën jetojnë me obezitet ndërsa shkalla e obezitetit tek fëmijët dhe adoleshentët është rritur 4 herë midis viteve 1990-2022, transmeton Anadolu.
Një raport mbi obezitetin, nënpeshën dhe parandalimin e tyre u publikua nga revista “The Lancet” me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe me kontributet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Në raportin që përmban të dhëna për vitin 2022, u raportua se më shumë se 1 miliard njerëz në mbarë botën jetojnë me obezitet. Thuhet se shkalla e obezitetit tek të rriturit është dyfishuar që nga viti 1990 dhe është katërfishuar tek fëmijët dhe adoleshentët (midis moshës 5 dhe 19-vjeç).
Theksohet se numri i përgjithshëm i fëmijëve të prekur nga obeziteti arriti afërsisht në 160 milionë në vitin 2022, krahasuar me 31 milionë në vitin 1990. Rreth 880 milionë të rritur me obezitet kishte në vitin 2022.
Normat globale të obezitetit u rritën nga 1.7 në 6.9 për qind tek vajzat dhe nga 2.1 në 9.3 për qind tek djemtë. Përmendet se obeziteti dhe nënpesha janë formë e kequshqyerjes dhe se ato dëmtojnë shëndetin e njerëzve në shumë mënyra.
Pavarësisht rritjes së popullsisë globale, 183 milionë gra dhe 164 milionë meshkuj u prekën nga dobësia në vitin 2022, ndërsa në vitin 1990, ky numër ishte 48 milionë më pak te meshkujt dhe 45 milionë më pak te femrat. Theksohet se njerëzit janë më të prekur nga obeziteti sesa nënpesha. Normat e mbipeshës ishin më të larta se normat e nënpeshës tek vajzat dhe djemtë në afërsisht dy të tretat e vendeve deri në vitin 2022.
Është thënë se shkalla e vajzave me nënpeshë në mbarë botën ka rënë nga 10.3 për qind në vitin 1990 në 8.2 për qind në vitin 2022 dhe për djemtë nga 16.7 për qind në 10.8 për qind. “Ushqyerja joadekuate mund të shkaktojë gjysmën e vdekjeve tek fëmijët nën 5-vjeç si dhe sëmundje jo të transmetueshme si obeziteti, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe disa lloje të kancerit”, thuhet në raport.
Vendet me normat më të larta të nënpeshës dhe obezitetit në vitin 2022 janë vendet ishullore në Paqësor dhe Karaibe si dhe vendet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.
– OBSH-ja bën thirrje për bashkëpunim në luftën kundër obezitetit
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, pikëpamjet e të cilit përfshihen në raport, thekson rëndësinë e parandalimit dhe menaxhimit të obezitetit përmes dietës, aktivitetit fizik dhe kujdesit adekuat nga moshat e hershme deri në moshën madhore.
“Veçimi i punës në rrugën e duhur për të arritur objektivat globale për të parandaluar obezitetin kërkon punën e qeverive dhe komuniteteve, të mbështetur nga politikat e bazuara në prova të OBSH-së dhe institucioneve kombëtare të shëndetit publik. Më e rëndësishmja, kërkon bashkëpunimin e sektorit privat i cili duhet të jetë përgjegjës për efektet e produkteve në shëndet”, tha Ghebreyesus.
– Obeziteti tek të rriturit ishte më i lartë në vendet ishullore
Raportohet se në vitin 2022, vendet ku mbipesha është më e zakonshme për gratë janë Tonga dhe Samoa Amerikane, dhe për burrat, Samoa Amerikane dhe Nauru janë vendet ku më shumë se 60 për qind e popullsisë së rritur jeton me obezitet.
Britania e Madhe renditet e 87-ta në botë për sa i përket prevalencës së obezitetit tek femrat dhe e 55-ta tek meshkujt. SHBA-ja është e 36-ta në botë për sa i përket prevalencës së obezitetit tek femrat dhe e 10-ta tek meshkujt.
Në vitin 2022, obeziteti ishte më i përhapur në Niue dhe Ishujt Kuk si për vajzat ashtu edhe për djemtë ndërsa më shumë se 30 për qind e popullsisë së fëmijëve dhe adoleshentëve u raportua se jetonin me obezitet