Dyvjeçari nga Kumanova helmohet me tretës për ngjyrë, është dërguar në Klinikat në Shkup

1 Min. Leximi

Edhe një rast të helmimit të fëmijës në Kumanovë evidentoi Policia e Kumanovës. Dje në orën 14:-00 në SPB Kumanovë, nga spitali i përgjithshëm Kumanovë është paraqitur se tek ata është sjellë një fëmijë dyvjeçar nga Kumanova i cili ishte helmuar me mjet për tretje të ngjyrës. Pas ndihmës së ofruar mjekësore, fëmija është dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” në Shkup për mjekim të mëtutjeshëm.

Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.

Vitin e kaluar pati disa raste të helmimit të fëmijëve nga rajoni i Kumanovës. Disa nga fëmijët ishin helmuar pasi që kishin pirë mjete për pastrim, për dezinfektim, disa nga fëmijët kishin pirë tableta.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull