Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

2 Min. Leximi

Krijohet një vaksinë universale kundër gripit. Deri tani ka rezultuar efikase dhe e suksesshme tek kaviet në laborator dhe, duke u etiketuar si vaksinë jolly, ofron një mbrojtje kundër disa lloje sëmundjesh virale. Është prodhuar në mënyrë shumë të shpejtë, ekonomike e të sigurt duke përdorur si inkubator majanë e birrës, dhe jo vezët e pulës që përdoren tradicionalisht. Rezultati është prezantuar në Kongresin American Chemical Society që u mbodh në Chicago nga një grup pune bioinxhinierësh të Universitetit të Michigan.

Pjesa më e madhe e vaksinave antigrip aktualisht të disponueshme shënjestron një proteinë të pranishme në sipërfaqen e virusit, që nxit një përgjigje të fortë imunitare.

Por kjo proteinë ka aftësinë të ndryshojë shumë shpejt, duke bërë të nevojshme projektimin e një vaksine të re çdo vit. Kërkuesit e universitetit të Michigan janë fokusuar tek një tjetër proteinë virale e quajtur M2, që është esenciale për prodhimin e viruseve të reja por është edhe shumë më pak e prirur të krijojë mutacione. Vaksina u bë gati në vetëm një muaj, dhe në testet laboratorike ofron mbrojtje 100%. Pavarësisht rezultateve shumë premtuese, kërkuesit shprehen se ka ende nevojë për shumë punë dhe hapa të tjerë para se kjo vaksinë të jetë gati për eksperimentimin mbi njeriun.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull