Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk është arritur një marrëveshje politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke vlerësuar se ekziston një dallim i madh mes rezultatit që LDK-ja ka marrë në zgjedhjet e 7 qershorit dhe kërkesave që po paraqet në negociata.
“Marrëveshje politike nuk e kemi ende, pritjet janë të ndryshme, qëndrimet nuk përputhen dhe është bindja ime që ka një dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së”, është shprehur Kurti.
Ai ka theksuar se, sipas tij, ekziston një shpërputhje mes ambicieve të LDK-së dhe rezultatit që kjo parti ka arritur në zgjedhje.
“Në këtë situatë ku kemi ambicie, apetite që LDK ta ketë presidentin ndonëse e dini që për ta aplikuar për president nevojiten 30 nënshkrime, për tu zgjedhur duhet 61. Ka shpërputhje të madhe mes rezultatit dhe ambicieve”, është shprehur Kurti.
Kurti ka deklaruar se asnjëherë presidenti nuk ka qenë nga opozita dhe se preferenca e parë e Lëvizjes Vetëvendosje mbetet zgjedhja e një presidenti konsensual.
Kurti ka deklaruar se asnjëherë presidenti nuk ka qenë nga opozita dhe se preferenca e parë e Lëvizjes Vetëvendosje mbetet zgjedhja e një presidenti konsensual.

