Feti Abazi me zv/ministren, Safije Sadiki: “Vizituam hapësirat, ku do realizohen projektet sportive”

1 Min. Leximi

Feti Abazi, kryetar i komunës së Bogovinës dhe zv/ministrja e Sportit, Safije Sadiki Shahini, ditën e sotme kanë zhvilluar një takim zyrtar në ambientet e kësaj komune. Më pas, kanë vazhduar drejt hapësirave, ku pritet të realizohen projektet sportive.

“Sot patëm kënaqësinë të presim në vizitë zëvendësministren e Sportit, znj. Safije Sadiki Shaini, në Komunën e Bogovinës. Fillimisht realizuam një takim zyrtar, ndërsa më pas vazhduam me vizitë në terren për të parë nga afër hapësirat ku komuna planifikon të investojë në zhvillimin e sportit, me mbështetjen e Ministrisë së Sportit”, ka shkruar Abazi, në Facebook.

Ndër të tjera, ai ka falenderuar, edhe deputeten e zonës 6, Imberlije Saliun, për angazhimin e vazhdueshëm, për komunat e kësaj zone.

“Shprehim falënderim të veçantë për znj. Sadiki Shaini për gatishmërinë, përkushtimin dhe kohën e ndarë për avancimin e sportit në komunën tonë, si dhe për vullnetin për të na mbështetur në realizimin e projekteve tona.

Një falënderim i sinqertë edhe për deputeten e zonës, znj. Imerlije Saliu, për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm”, ka theksuar, ai.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull