Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, do të zhvillojë një takim me qytetarët, ku do të prezantojë punën dhe aktivitetet e realizuara gjatë vitit të parë të mandatit të tij.
Takimi do të jetë një mundësi për të informuar qytetarët mbi rezultatet e arritura, projektet e realizuara dhe angazhimet për periudhën në vijim, si dhe për të dëgjuar mendimet dhe sugjerimet e tyre.


