Gostivar, 21 shkurt – Sonte në Gostivar Lëvizja Demokratike mbajti mbledhjen e Këshillit Themelues, ku u diskutua për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të këtij viti.
Në këtë mbledhje anëtarët e Këshillit Themelues të Lëvizjes Demokratike unanimisht autorizuan kryetarin e kësaj force politike, Izet Mexhitin, që të zhvillojë bisedimet me partnerët e Koalicionit VLEN për përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.