Në seancën e sotme të Komisionit parlamentar për Financim dhe Buxhet fillon shqyrtimi në lexim të dytë i Propozim-Buxhetit për vitin 2027. Për të janë paraqitur mbi 300 amendamente, ndërsa debati në komision do të zgjasë 10 ditë – katër ditë për shqyrtimin e përgjithshëm dhe gjashtë ditë për shqyrtimin e amendamenteve.
Me Propozim-Buxhetin janë planifikuar të ardhura të përgjithshme prej 395,4 miliardë denarësh dhe shpenzime prej 440,4 miliardë denarësh. Deficiti buxhetor është parashikuar në 45 miliardë denarë, përkatësisht 3,5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Për shpenzime kapitale janë paraparë 40,8 miliardë denarë, ndërsa për transfere sociale 220,8 miliardë denarë, prej të cilave 123,8 miliardë denarë janë për pensione.
Përveç financimit të deficitit, shteti vitin e ardhshëm duhet të shlyejë edhe borxh në vlerë prej 124,6 miliardë denarësh. Ndër detyrimet është edhe shlyerja e euroobligacionit prej 500 milionë eurosh, të emetuar në vitin 2023.
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, gjatë prezantimit të buxhetit theksoi se synimi është ruajtja e stabilitetit të financave publike, konsolidimi gradual fiskal dhe krijimi i kushteve për rritje ekonomike, investime dhe përmirësimin e standardit të jetesës.

