Valmir Aziri ka reaguar me një status të gjatë, duke komentuar debatet e fundit rreth Ali Ahmetit dhe statusin e gazetarit Rami Mislimi. Ai thotë se reagimi i Rami Mislimit nxori në pah letargjinë kolektive dhe mungesën e një strategjie të qartë politike.
Aziri thekson se figura e Ali Ahmetit nuk mbrohet përmes fotografive dhe statuseve në rrjetet sociale, por përmes punës, angazhimit dhe kontributit në shoqëri.
Sipas tij, opozita nuk po arrin të imponojë tema dhe një narrativë të re politike, por vazhdon të merret me mbrojtjen e qeverisjes së kaluar dhe me reagime sporadike ndaj veprimeve të pushtetit aktual.
Duke komentuar suksesin e VLEN-it në zgjedhjet lokale, Aziri vlerëson se ata nuk fituan sepse ishin më të mirë, por sepse patën guximin t’u besojnë njerëzve që gëzojnë respekt dhe besim në komunitetet e tyre.
Në fund, Aziri bën thirrje për më shumë punë, aktivitet profesional dhe angazhim konkret në terren, duke theksuar se idealet dhe misioni politik duhet të mbrohen me vepra, e jo vetëm me statuse në Facebook.

