Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kryesojnë rajonin, Kosova mbetet prapa në kapacitete të reja energjetike

1 Min. Leximi
Screenshot

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë shtuar më së shumti kapacitete të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme gjatë pesë viteve të fundit, ndërsa Kosova renditet dukshëm më poshtë.

Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë e Ripërtëritshme (IRENA), gjatë periudhës 2020–2025, rritja neto e kapaciteteve të instaluara ishte:

• Maqedonia e Veriut: 1,112 MW

• Shqipëria: 1,088 MW

• Serbia: 882 MW

• Bosnja dhe Hercegovina: 846 MW

• Kosova: 114 MW

Me vetëm 114 MW kapacitete të reja, Kosova mbetet dukshëm prapa vendeve të rajonit. Vendi vazhdon të mbështetet kryesisht në termocentrale të vjetra me linjit, ndërsa mungesa e prodhimit të mjaftueshëm vendor e ekspozon ndaj importeve të energjisë elektrike, sidomos në periudhat e krizave dhe konsumit të lartë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull