Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti me respekt të veçantë ka folur për Sadulla Durakun dhe kontributin e tij. Para strukturës partiake në Kumanovë, transmeton Lideri.mk, Ahmeti ka thënë se me Durakun hapat e parë i kanë bë për bashkimin e trojeve shqiptare.
Sipas Ahmetit gjërat kanë ndryshuar pas rënies së Murit të Berlinit kur u paraqit koncepti i Evropës së bashkuar.
Në vijim keni videon e fjalimit të Ahmetit, kurse më poshtë edhe fjalimin e Sadulla Durakut i cili i është drejtuar rinisë së BDI-së me porosinë që edhe nëse bëjnë kompromis për ndonjë drejtor ose ministër, mos të bëjnë kompromis me çështjen kombëtare.

