LEN me komunat shqiptare – opozitë serioze për BDI-në
Për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, partisë në pushtet të bllokut shqiptar – BDI-së po i rrezikohet fitorja në komunat më të banueshme shqiptare në të cilat realisht krerët e këtyre komunave nuk janë nga radhët e BDI-së.
Çairi, Tetova dhe Gostivari tani më janë komuna nën udhëheqjen e partive opozitare, të cilat komuna në të kaluarën konsideroheshin si bastione të BDI-së, mirëpo sot këtë komoditet ka filluar t’ia ndryshojë koalicioni opozitat shqiptar LEN, i cili dukshëm po ndikon tek qytetarët dhe po angazhohen për sjelljen e një ndryshimi politik e shoqëror në vend.
Garat zgjedhore të majit do jenë me emocione si negative edhe pozitive, për faktin se pushteti rrezikohet nga rënia, ndërsa opozita i ka gjasat e fitores. Edhepse pushteti me mekanizmat mediatik dhe veprimet qyqare mundohet ta mposhtë koalicionin LEN, kësaj radhe duket se e kanë të kotë pasiqë edhe zëri i popullit thërret në NDRYSHIM dhe përmirësim të gjendjes aktuale në vend. Mos të harrojmë se edhe fryma e Albin Kurtit u sulmua dhe akoma sulmohet nga mercenarët mediatik dhe oligarkët politik, por vendimin e popullit për ndryshim nuk ka forcë askush që ta mposhtë!
NDRYSHIMI PO VJEN!